• |
ide | kryesore

Basha flet për herë të parë për pakënaqësitë e Sali Berishës

I pakategorizuar
screenshot-19_1505050617-7056678.jpg



Në debatin që rihapi Sali Berisha për humbjen e zgjedhjeve, Lulzim Basha shikon shmangien e vëmëndjes nga opozita për qeverinë.

I pyetur nga gazetarët për Berishën, kreu aktual i Partisë Demokratike shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Detyrë kryesore e imja është të mobilizojmë demokratët brenda asaj salle. Kjo është sfida e ditës​. Të tjerat do t’i studiojmë brenda PD, por nuk do rrisim vëmëndjen nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet. Ku asgjë nuk ka ndryshuar. Tema kryesore sot është që ky njeri (Edi Rama) nuk mund të tallet duke e përdorur pirjen e gjakut si metaforë.” u shpreh Basha, që për herë të parë ka marrë një dush të ftohtë nga Berisha, të paktën në publik.

Duke analizuar fushatën e PD-së, ish kryeministri tha se Rama luajti më mirë se Basha duke dhënë idenë në public se ai kishte fituar nga marrëveshja e 17 Majit. Për këtë “gabim” të Bashës, gjithsesi Berisha fajësoi këshilltarët e tij “mizerabël”.