• |
ide | kryesore

Dalin notat/ Hysaj më i miri në humbjen e Napolit

Arkiva, Sport
611391422-470x313 (1).jpg



Shqiptari Elseid Hysaj nuk e ka ndihmuar dot Napolin të shmangë humbjen në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve. Ekipi i Mauricio Sarrit u mposht në Ukrainë nga Shakhtar Donetsk me rezultatin 2-1. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane dhe është zgjedhur si një nga më të mirët në fushë.

“Nuk ka asnjë faj në këtë humbje, edhe për faktin se Shakhtar Donetsk sulmon më shumë në krahun tjetër. Në fazën sulmuese bën disa aksione të mira, por humbet edhe shumë topa në momentin kur të tjerët nuk e ndihmojnë”, – shkruan “Tuttomercatoweb”, që e vlerëson Hysajn me notën 6. Të tjerët, përveç Milikut (6), kishin nota më të ulëta.

Notën 6 ia vendos edhe “Eurosport” që nuk e bën kollaj lëshime. “Jo keq, ose më mirë ia rriti të mos fundoset në krahun e tij duke u përpjekur të propozojë aksione në fazën sulmuese”.

Me të njëjtën notë (6) e vlerëson edhe e përditshme “Il Giornale” duke shkruar se “Hysaj iu dedikua fazës mbrojtëse dhe bllokoi siç di në krahun e tij Bernard”.

Megjithatë për Hysajn nuk mungojnë edhe kritikat.

“Corriere” i jep 5,5 duke shkruar se “shtyu pak skuadrën megjithëse ia doli të ishte i saktë në fazën mbrojtëse duke shpëtuar pak nga humbja”

“CalcioMercato” e vlerëson me notën 5 duke shkruar: “Kundër Bernard e pati të vështirë. Gjithmonë duke e ndjekur nga pas”.

“90min” e vlerëson me notën 5.5 duke i njohur pikë të mirë fazën mbrojtëse, por shpesh në vështirësi kur kërkon të ndërtojë aksione./përgatiti lapsi.al/