• |
ide | kryesore

Protesta në Shkozë, Edi Ramës i bllokojnë rrugën për në shtëpi

I pakategorizuar
rama5.jpg



Një grup qytetarësh që protestojnë kundër Bashkisë së Tiranës bllokuan sot urën e Shkozës. Ata kërkojnë një marrëveshje me Bashkinë, që ka planifikuar të ndërtojë një rrugë të re përmes lagjes së tyre. Janë gjithsej 153 shtëpi që preken nga projekti i Bashkisë, por banorwt thonw se nuk janw kundwr projektit. Ato i druhen shpronësimit të padrejtë tw pronave tw tyre, pasi asnjë prej zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës nuk i sqaron për dëmshpërblimet që do të marrin nga prishja e shtëpive.

Rruga që kanë bllokuar banorët e Shkozës është ajo ku kalon çdo ditë Edi Rama për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel. Banorët thonë se nuk do ta zhbllokojnë rrugën deri kur të marrin një reagim nga Bashkia. Edhe nëse ndodh kështu, Edi Rama nuk do të qëndrojë jashtë sot, por do t’i duhet të kalojë nga Fresku, në rrugën e Linzës për të shkuar në shtëpinë e tij.