• |
ide | kryesore

Itali, Mini Coper-i përplas rëndë shqiptarin, humb jetën në spital

I pakategorizuar
auto-contro-moto-via-Botticelli-2-2.jpeg



Një tjetër i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 10:30 në rrugën ‘Botticelli’ të qytetit të Torinos. Mësohet se një automjet ‘Mini Coper’ ka përplasur një motor Suzuki, ku udhëtonte i 27-vjeçari shqiptar, i cili gjeti edhe vdekjen.

Shqiptari kishte përfunduar duke u përplasur në asfalt. Ndonëse atij iu dha ndihma e parë dhe u transportua me urgjencë në spital, shqiptari nuk ka mundur t’ia dalë, shkruan ‘La Republica’.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se i riu kishte pësuar një politrauma të rëndë. Ndërkohë, policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që rezultoi falat për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet.