• |
ide | kryesore

Vrasja në Itali, identifikohet shqiptari i ekzekutuar 

I pakategorizuar
spitali .jpeg



Shqiptari që u vra orët e para të ditës së sotme në Monza quhej Ilir Berisha dhe ishte 24 vjeç.

Ai humbi jetën në spitalin e Desio-s për shkak të plagëve të marra.  

Viktima, zyrtarisht pa asnjë të kaluar kriminale dhe pa dokumente qëndrimi në Itali, ishte dërguar në ugjencë në orën 02:30 minuta nga shoku i tij, me të cilin kishin qenë në makinë kur ishte qëlluar me dy plumba.

Policia ka marrë në pyetje shokun e viktimës, një 24 vjeçar shqiptar, i cili ka thënë se sulmi ndodhi kur ata ishin në një makinë, ndërsa një tjetër makinë u është afruar dhe kanë qëlluar me armë.

Paraprakisht dyshohet se para vrasjes shqiptari ishte përfshirë në një sherr. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet. /LAPSI.AL/