• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Vajza me 11 operacione e 18 vite e sëmurë, nëna nuk merr KEMP

I pakategorizuar
Screenshot_8-13-768x422.jpg



Emisioni BOOM në Rtv Ora News i është rikthyer denoncimi të 12 majit të një vajze 18-vjeçare nga Elbasani, e cila ka dëmtuar shtyllën kurrizore si dhe ka një brinjë mangut. Ajo e ka të vështirë të kryej shërbimet personale, ndaj është i domosdoshëm shërbimi i nënës së saj.

Deri në shkurt të 2017 nënës së Ajanës i jepej kempi, por prej këtij muaji, komisioni i kempit në Elbasan i ka hequr të drejtën e kujdestarisë. Vajza ka të dëmtuar shtyllën kurrizore, njëkohësisht ka edhe një brinjë mangët. Ajo i është nënshtruar 11 operacioneve dhe e ëma kujdeset për të çdo ditë pasi shumë shërbime vetjake nuk mund ti kryejë vetë.

Në shkurt Komisioni i Kempit të Elbasanit e kanë kaluar Ajanën nga kategoria e parë në të dytë, duke i hequr të ëmës, e cila kujdesej cdo ditë për vajzën, fondin e kujdestarisë. 

Fakti për këtë ndryshim ka qenë se Ajana shkonte në shkollë. Dhe mjekët kanë gjykuar se përderisa vajza mund të ecte atëherë ajo eshte përmirësuar. Jo vetëm kaq kryetari i komisionit te Kempit ne Elbasan i ka shkruar vajzës një diagnozë tjetër nga ajo që kanë përcaktuar mjekët austriakë dhe dosjen e kane dërguar per rivleresim tek Kempi Epror në Tiranë.

Por as tek Kempi Epror në Tiranë, 4 muaj nga denoncimi, gruas nuk iu dha e drejta për fondin e kujdestarisë që ka përfituar prej 15 vitesh, pasi, tani, ligji nuk e lejon. Gruaja nuk ka punuar asnjë ditë që nga lindja e vajzës, por i është dashur të kujdeset për të çdo ditë, deri tani që ajo është 18 vjeçe.

BOOM ne Kempin Epror te Tiranes, 15 shtator 2017

Gazetarja: Në bazë të diagnozës që ka, përfiton mamaja kujdestari apo jo?

Kryetarja e Komisionit të KEMP: Në bazë të ligjeve që ne kemi përpara të shtetit, vetëm tre diagnoza përfitojnë kujdestari. Kur personi është totalisht i paralizuar, kur ka encefalopati shumë të rëndë, pra është me prapambetje të zhvillimit mendor por forma të rënda, jo format e lehta ose të mesme dhe kur ka këto paralizat flakside shumë të shprehura. Vetëm në këto tre raste në bazë të ligjeve të shtetit merr kujdestari nëna.

Ajana: Jam një çikë e shokuar nga kjo gjë. Pretendoja se kisha nevojë për prindin tim, meqë nuk ngre dot peshë fizike. Nuk e di pse KEMP e ka parë të mundur ta heqë kujdestarinë. Nuk e di se si do të vejë halli im.

Nëna: Unë do t’i shërbejë! Thjesht mbuloja një nevojë timen. Unë do t’i shërbej deri në vdekje. Unë do e çoj përditë në shkollë nuk do të rresht. Qoftë e zbathur, qoftë edhe pa ngrënë.

Denoncimi 12 maj 2017

Gazetarja: Sa ndërhyrje kirurgjikale ka bërë vajza juaj?

Denoncuesja: Vjaza ime ka bërë 11 ndërhyrje, mund të jenë edhe më shumë, por kaq kam regjistruar në tru.

Gazetarja: Çfarë shërbimesh i bëni vajzës?

Denoncuesja: Mund të lahet vetë, por pjesën e shtyllës nuk e  lan. I bëj shërbim për çdo gjë. Nuk mund të largohem asnjë çaste. Nuk e mbaj mend të jem larguar dhe ajo më kërkon mua, sepse ka pasur edhe dhimbje, që mua më ka trembur.

Ajana: Unë jam e dëmtuar në shtyllën kurrizore, në legen dhe në pjesën e brinjës, që kam një brinjë mangët. Pothuajse shumicën e shërbimeve vetjake nuk e kryej dot.

Gazetarja: Si mund ta argumentoni këtë heqje kujdestarie?

Mjeku i Shërbimit Social Shtetëror, Arben Alla: Marrja e vendimit ka qenë nga ana e anëtarëve të Komisionit, nga mjekët specialistë të Komisionit për rastin e Ajanës.

Mjeku i SHSSH: Me shpirt unë jam me gocat.

Gazetarja: Unë jam e kënaqur për një gjë, që ju të gjithë doktorët jeni shumë dashamirës ndaj vajzës, por të gjithë keni vendosur për jo.