• |
ide | kryesore

FOTO/ “Fanatiksat” kthehen në stadium me parulla pikante kundër Halilit

Arkiva, Sport
21743059_1607881795939945_7706140688765911562_n-470x353.jpg



Grupimi “Tirona Fanatics” është kthyer sot në tribunat e stadiumit “Selman Stërmasi” por me sa duket nuk do të ndalin së kontestuari presidentin e bardhebluve, Refik Halili. Kjo u pa qartësisht që në minutat e para të ndeshjes kundër Ilirisë, ku mbështetësit e Tiranës shpalosën që në fillim një parullë të madhe kundër tij.

“Koha jote mbaroi” ishte parulla që ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në tribunën ku pozicionohen zakonisht “Tirona Fanatics”.

“Histori e deformuar, president i dështuar”, ishte mesazhi tjetër që i kushtohej presidentit të bardhebluve.

“Mbi Tiron, për ne veç Zoti. Fali s’ngeli jetim, ai është i joti”, ishte një tjetër parullë që u shpalos në tribunë.

Më pas është shpalosur një tjetër parullë thumbuese në adresë të presidentit të bardhebluve, duke ironizuar me të. “Këngëtar-stonon, ndërtues-mashtron, president-dështon. Gjeje kush është?!”, shkruhej në parullën që i kushtohej Halilit./panorama sport/

tirana fanatics halili fanatics halili fanatics halili