• |
ide | kryesore

Takimi me gjeneralët e NATO-s, Rama flet për influencën ruse në Ballkan

I pakategorizuar
screenshot-3_1505548388-3909686.jpg



Kryeministri Edi Rama ka folur para shefave të shtabeve të vendeve të NATO-s, që janë mbledhur për një takim në Tiranë, edhe për rrezikun e ndikimit rus në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij Shqipëria si një vend që kufizohet apo ndërvepron në shumë mënyra me këto vende, ka një interes por edhe një përgjegjësi të veçantë që kjo pjesë organike e rajonit të shndërrohet edhe në një faktor të qëndrueshmërisë.

“Edhe në të ardhmen ne do të japim kontributin tonë për realizimin e spektrit të gjerë të angazhimeve të NATO-s. Një ndër përgjegjësitë e rëndësishme të Shqipërisë në NATO është kujdesi i saj për të kontribuuar që rajoni historik i brishtë dhe problematik i Ballkanit të shndërrohet në një rajon të paqes, demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit. Me hyrjen e Malit të Zi në NATO, gjë të cilën Shqipëria e ka mbështetur fuqimisht që në krye të herës, Aleanca jonë përveçse atlantike u bë plotësisht edhe në thonjëza Adriatike. Tashmë deti Adriatik është shndërruar në një det të brendshëm për Aleancën duke i dhënë asaj kontrollin mbi një aset maritim shumë të rëndësishëm për sigurinë europiane. Megjithatë hartës së NATO-s i mungojnë Bosnje Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Maqedonia. Kjo zonë ende e papërfshirë organikisht në arkitekturën e sigurisë europiane përbën një faktor paqartësie strategjike për Aleancën tonë ashtu sikundër edhe një territor ku aktorë të tretë shohin vulnerabilitet dhe mundësi për penetrim. Shqipëria si një vend që kufizohet apo ndërvepron në shumë mënyra me këto vende, ka një interes por edhe një përgjegjësi të veçantë që kjo pjesë organike e rajonit dhe e kontinentit tonë të shndërrohet edhe në një faktor të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të tij. Në përmbushje të kësaj përgjegjësie edhe si vend i NATO-s ne jemi përpjekur dhe kemi arritur besoj jo pak në një proces që vazhdon”, deklaroi kryeministri Edi Rama në komitetin e NATO-s që u mblodh për herë të parë në Shqipëri” -tha Rama.