• |
ide | kryesore

Alarm në Kombëtare/ 4 të dëmtuar para ndeshjeve me Spanjën e Italinë

Arkiva, Sport
Panucci-n------hall-----d--mtohet-edhe-Abrashi_TS_17-09-17_2903545751_.jpg



Christian Panucci duket në vështirësi për të përgatitur dy ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë. 

4 lojtarë të formacionit bazë janë në pikëpyetje nga dëmtimet, ndërsa Mërgim Mavraj do të mungojë si pasojë e kartonave të verdhë. 

Pas kapitenit Ansi Agolli dhe dëmtimit të djeshëm të Arlind Ajetit, probleme edhe për Amir Abrashin. Mesfushori u dëtyrua ta lërë fushën e lojës në minutën e 28 të ndeshjes mes Bayern Leverkusen – Freiburg, pas një dyluftimi të ashpër me Kohr. 

Abrashi qëndroi për disa minuta në fushë dhe më pas u largua me ndihmën e mjekëve, duke çaluar.

Klubi njoftoi se ai u dëmtua në gju. Dëmtimi duket serioz, por ekzaminimet që do të kryhen ditën e nesërme do të saktësojnë gjendjen. 

është dëmtuar edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Për këtë arsye ai u la jashtë listës së të grumbulluarve të Beneventos për ndeshjen që u luajt kundër Napolit që fitoi  6 – 0. 

Kuqezinjtë do të grumbullohen pas dy javësh për dy ndeshjet e fundit eliminatore për botërorin 2018 kundër Spanjës dhe Italisë. 

Të dëmtuar

1. Ansi Agolli

2. Arlind Ajeti

3. Amir Abrashi

4. Berat Gjimshiti

Koha për t’u rikuperuar duket e shkurtër dhe të gjithë të dëmtuarit duken në dyshim. /Lapsi.al