• |
ide | kryesore

Ambasadorët e UNESCO-s shohin dokumentarin, ku shqiptarët e Kosovës krahasohen me ISIS

I pakategorizuar
download.jpg



Në kuadër të fushatës së gjerë të shtetit serb kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, është shaqur një dokumentar në Paris para Ambasadorëve të kësaj organizate. Materiali i krahason qytetarët kosovarë me ISIS, në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.
Shteti serb ka lançuar së fundmi një fushatë në format dokumentari kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Në dokumentarin e realizuar, qytetarët kosovarë krahasohen me grupin terrorist ISIS sa i përket shkatërrimit të trashëgimisë kulturore.
Pamjet nisin me shkatërrimin e disa tempujve antikë nga grupe terroriste te Shtetit Islamik.
Më pas ngrihet pyetja: “A e keni ditur se kjo po ndodh edhe në Europë? Ndërkohë që shfaqen pamjet e trazirave në Kosovë të vitit 2004”.
Kjo fushatë në formën e një traileri nën titullin “Kosova – moment në civilizim”, u prezantua të premten mbrëma në Paris përpara zyrtarëve dhe Ambasadorëve të UNESCO-s, ndërsa paralelisht Hajrullah Çeku, aktivist i Shoqërisë Civile në Prizren, ka thënë se që nga refuzimi në 2015, autoritetet kosovare nuk po bëjnë asnjë përpjekje për anëtarësimin e e Kosovës në UNESCO.