• |
ide | kryesore

Drogë dhe makina të shtrenjta, pranga tre shqiptarëve dhe serbit në Itali

I pakategorizuar
droga dhe leket 3 shqiptaret itali .jpg



Tre shqiptarë dhe një serb u arrestuan nga policia Italiane pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme droge.

Arrestimet janë rezultat i një operacioni anti-droge, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00. Në pranga janë vënë dy shqiptarë 41-vjeçar, një 23-vjeçar dhe një shtetas serb.

Policia gjeti dy çanta me marijuanë dhe 5 gram kokainë gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre në Recovato. Karabinierët kontrolluan dhe makinat e tyre, një Prosche dhe një Audi.

Gjatë kontrollit u gjet edhe një kartë identiteti rumune. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar, i cili konsiderohet si koka e ‘grupit të  emigrantëve të rinj’.

Për të gjithë rëndojnë akuzat e vjedhjes, falsifikimit të monedhave dhe posedimit të lëndëve narkotike.

Në lidhje me “monedhat e rreme”, autoritetet gjithashtu gjetën dhe konfiskuan kartëmonedha të një sasie prej: 260 euro, 27 dollarë, 134 paund, plus 60 franga dhe 70 florina holandeze. /LAPSI.AL/