• |
ide | kryesore

Ironia/ Pushteti reagon pas lajmit se 74 kompani VIP kanë 220 milionë euro pa paguar në tatime (VIDEO)

Arkiva, Syri i Lapsit
Screen Shot 2017-09-17 at 7.26.47 PM.png



Policia e Bashkisë së Tiranës është vënë sërish në qendër të kritikave për “goditjen” e banorëve të fshatrave përreth që shesin prodhimet e tyre bujqësore. Olti Curri postoi një video në faqen e tij në facebook, në të cilën shihet se si disa policë bashkiakë bëhen bashkë për t’i sekuestruar një fshatari një arkë me rrush. 

“KAPET KRIMINELI!
Pushteti reagon pas lajmit se 74 kompani VIP kanë 220 milionë euro pa paguar në tatime.
Policia Bashkiake është vënë menjëherë në lëvizje duke sekuestruar plot një arkë me rrush të një fshatari #thurje“, shkruan ai.

Pak ditë më parë në media u publikuan disa të dhëna që tregonin se 74 biznese të mëdha i kanë shtetit 220 milionë euro borxh, taksa të papaguara në organet tatimore.