• |
ide | kryesore

Manchester United shkatërron Evertonin, mos i humbisnin golat (VIDEO)

Arkiva, Sport
Screen Shot 2017-09-17 at 7.42.01 PM.png



Pas barazimit me Stoke Cityn javën e kaluar, Manchester United u ktye tek fitorja. “Djajtë e Kuq” shkatërruan me rezultatin 4 – 0 Evertonin në “Old Trafford”,

Golat u shënuan nga Antonio Valencia (4’), Henrik Mkhitaryan (84’), Romelu Lukaku (90’) dhe Anthony Martial (90 +2).

Mancester United shkon në kuotën e 13 pikëve dhe gjendet në vendin e dytë  me pikë të barabarta me Manchester City, që kryeson renditjen në Premierligë.

Ndeshja pati edhe një të veçantë: ish-kapiteni i M. United, Wayne Rooney u kthye në Old Traford për herë të parë, pas transferimit te Everton. /Lapsi.al