• |
ide | kryesore

Supergoli i Çyrbes i jep Teutës kryesimin e Superligës (Video)

Arkiva, Sport
Screen Shot 2017-09-17 at 9.35.34 PM.png



Një supergol i shënuar nga Arbër Çyrbja i dha fitoren Teutës në transfertën e Shkodrës, kundër Vllazisë. Me 6 pikë të plota, durrsakët kryesojnë klasifikimin e Supërligës në javën e dytë. 

Pjesa e parë u mbyll pa gola. Në të dytën, Çyrbja gjeti golin me një gjuajtje nga jashtë zone, në minutën e 70 (klikoni këtu për të parë golin). Në minutën e 81-të, Gilman Lika shënjestroi traversën nga një goditje dënimi. 

Vllaznia mbetet me 3 pikë në vendin e katërt. 

VLLAZNIA – TEUTA 0-1
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Krymi (Ribaj 73′), Hasani, Kruja (Çinari 61′), Lika, Vucaj (Bardulla 53′), Atsina
Trajner: Armando Cungu

Teuta: Kastrati, Oluasina, Hrkaç, Sykaj, Beqja, Hila, Lena, Çyrbja, Dosti (Shehaj 88′), Dediç (Latif 59′), Osemene (Shkalla 83′)
Trajner: Gugash Magani

Gjyqtar: Emirjon Sino

KV: Krymi 71′, Bardulla 78′ / Çyrbja 28′, Dediç 41′, Olausina 86′

 

https://vid.me/wpD9z