• |
ide | kryesore

(VIDEO) Banorët e Shkozës protestë te Ambasada Amerikane: Duam zbatimin e ligjit!

I pakategorizuar
Screen Shot 2017-09-17 at 11.27.01 AM.png



Banorët e 153 shtëpive që Bashkia e Tiranës planifikon të prishë për rehabilitimin e lumit “Lana” kanë dalë të protestojnë para ambasadës amerikane.

Pas disa ditësh duke protestuar pranë banesave të tyre në Shkozë, banorët u mblodhën me pankarta në duar para dyrëve të ambasadës, duke kërkuar zbatimin e ligjit për shtëpitë e tyre. Pra, që të rikompensohen me shtëpi pas prishjes së tyre ekzistuese.

Banorët kundërshtojnë propozimin e bashkisë, që për të marrë shtëpi të tjera nëpërmjet kredive të buta ose bonuseve të shtëpive. /LAPSI.AL/