• |
ide | kryesore

Rama heq dyshimet, reforma zgjedhore ringjall marrëveshjen e 18 Majit

I pakategorizuar
auto_rama-basha11-511x3601495389320.jpg



Pavarësisht mohimit të Lulzim Bashës për ta lënë jashtë marrëveshjes së 18 majit reformën zgjedhore, Edi Rama ka pohuar të kundërtën. Në një status në rrjetet sociale Rama shkruan: “Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve!”

Me këtë deklaratë, LSI mbetet jashtë reformës, njësoj siç ishte jashtë marrëveshjes së 18 Majit.

Kushtet e Lulzim Bashës për kryeministrin nuk janë problem. “Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën” shkruan Rama duke shmangur keqkuptimet.

Nisja e reformës zgjedhore u përshëndet sot nga LSI, por Petrit Vasili tha se “kohët e tangos PS-PD kanë përfunduar.