• |
ide | kryesore

Skënderbeu ndalet nga Kamza, nis të ndihet lodhja nga Europa League

Arkiva, Sport
kamza.jpg



Skënderbeu u ndal në një barazim 1-1 me Kamzën, në në javën e dytë të Superligës. Të parët shënuan korçarët me Doniet Shkodrën. Goli u realizua në pjesën e parë, e cila u dominua nga Skënderbeu. 

Në pjesën e dytë te korçarët nisi të ndihet lodhja nga impenjimi në fazën e grupeve në Europa League, ku javën e kaluar Skënderbeu humbi 3 – 1 në Kiev kundër Dinamos. 

Duke parë lodhjen, Kamza u hodh në sulm dhe e gjeti golin me anë të Rezit. Ai shënoi sapo u fut në fushën e lojës. /Lapsi.al