• |
ide | kryesore

Vasili për reformën zgjedhore: Ka ikur koha e tangove PS-PD, megjithatë të shohim…!

I pakategorizuar
Captdfure.JPG



Ndërsa PS dhe PD janë gati të nisin punën për reformën zgjedhore, në LSI kujtohen kohët kur marrëveshjet e dy të mëdhenjve kanë dëmtuar këtë forcë politike. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, Petrit Vasili tha se “kohëve të tangove PS-PD u ka ardhur fundi”.

Duke u pozicionuar pro reformës zgjedhore, Vasili nuk diti të thotë se çfarë vendi do të ketë LSI në komisionin e ri të reformës zgjedhore, që do të krijohet pas kërkesës së 10 deputetëve të Partisë Demokratike.

“Të shohim cfarë do të bëjë kjo reformë. Të shikojmë çfarë do të propozojnë palët” u shpreh Vasili duke përforcuar edhe njëherë dyshimet se roli që i kanë lënë LSI-së në reformën zgjedhore mund të jetë ai i spektatorit.