• |
ide | kryesore

VIDEO/ Plas sherri te PSG, Neymar dhe Cavani përplasen për penalltinë

Arkiva, Sport
Kavani-dhe-Nejmar-470x313.jpg



PSG bëri një merkato fantastike, por “aty ku këndojnë shumë gjela” gjërat nuk shkojnë mirë”. E tregoi këtë ndeshja e fundit e parizienëve përballë Lionit ku u pa qartë se atmosfera në skuadër nuk ishte dhe aq miqësore. Në të paktën 2 momente “yjet” e PSG-së u përlasën me njëri tjetrin ku protagonistë ishin sulmuesit Neymar dhe Kavani.

Fillimisht në një goditje dënimi Dani Alvesh nuk pranoi t’ia jepte topin Kavanit për ta ekzekutuar, por ia dorëzoi patriotit të tij brazilian. Kontradiktat u dukën edhe në minutën e 80-të, kur Kavani po bëhej gati që të gjuante një 11-metërsh, por Neymar iu afrua dhe i kërkoi ta gjuante ai. Pas një dialogu disa sekonda, sulmuesi uruguaian refuzoi dhe e ekzekutoi vetë penalltinë, por pa arritur të shënonte.

Trajneri Unai Emeri u pyet për këtë në konferencën për shtyp: “Unë u kam kërkuar atyre që ta zgjidhin mes tyre, sepse mendoj që janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje, përndryshe do te vendos vetë. Nuk dua që këto gjëra të jenë një problem për ne”, – përfundoi tekniku. Sa për kronikë ndeshja u fitua nga PSG, por asnjë nga sulmuesit francezë nuk shënuan pasi golat u shënuan nga dy autogola të lojtarëve të Lyon./lapsi.al/