• |
ide | kryesore

Xhafaj: E vërteta e fotos me Enverin dhe vëllait të akuzuar për trafik droge

I pakategorizuar
xhafa-enveri-vajza.png



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u është përgjigjur edhe një herë akuzave që i bëhen për të shkuarën e tij të lidhur me sistemin komunist. 
“Kur është ndryshuar sistemi kam qenë 30 vjeç. Kam mbaruar juridikut në 82. Kam punuar disa kohë këshilltar ligjor. Pastaj kam punuar për pak kohë hetues, por jo në Ministrinë e Brendshme. E kam dhënë përgjigje publike. Në mënyrë kategorike në asnjë rast nuk kam hetuar apo gjykuar një çështje të natyrës politike. Edhe vetë koha ka qenë shumë e shkurtër. Jam sot i vetëdijshëm pse ka ndodhur gjithë kjo histori e sajuar. Janë tentuar të korruptohen apo të shfrytëzohen njerëz të caktuar për të më sulmuar politikisht. Është shumë e turpshme dhe banale. Më kanë shkruar që janë përdorur” – tha Xhafaj që bën edhe një koment për foton me ish-diktatorin Hoxha. 
“Si ndihem kur shoh foton tuaj pranë diktatorit Hoxha? Bën pjesë në arkivin e jetës time dhe asgjë më shumë. Argëtohem” – tha Xhafaj.
Akuzat ndaj të vëllait si i përfshirë në trafik droge
“Kanë 15 vjet që më mbajnë në të njëjtin avaz. Unë s’jam marrë me familjarët e kërkujt dhe as nuk do të merrem. Unë jam këtu për të bërë detyrën time, për të shfaqur përgjegjësitë e mia. Ata i shikoj si konkurrent dhe jo si armiq. Kam një lloj keqardhje sepse kur shoh nënën, kunatat, nipërit që cenohen nga gjithë kjo që për shkak të rolit tim aktiv në politikë detyrohen të mbajnë mbi vete sulme të tilla që ua vështirësojnë jetë. Është një kosto që duhet të paguaj për sa kohë ekziston kjo lloj politike në Parlament. Do të duhet që ata të më vlerësojnë mua për atë që bëj unë, për përgjegjësitë e mia në raport me detyrat e shtetit. Nuk kanë çfarë të merren me mua. Për këtë jam krenar. Kam qenë sekretar i Përgjithshëm, kam qenë ministër i Drejtësisë, tani jam ministër i Brendshëm dhe nuk ka asnjë dritëhije. Nuk gjendet asnjë rast i vetëm në shkelje të ligjit apo çfarëdo lloj abuzimi sado të vogël” – tha Xhafaj.
Në studion e gazetares Ilva Tare ai u pyet për deklaratën e ish-Presidentir Bujar Nishani që tha se nuk do ta dekretonte, por nuk ia lejonte Kushtetuta.
“Kam respekt për institucionin e Presidentit edhe në atë rast kur ulen njerëz që nuk e meritojnë. Nuk ka folur Presidenti i Republikës, por ushtari Bujar” – tha ministri i Brendshëm. /lapsi.al./