• |
ide | kryesore

Bulqizë, rrëzohet në çerdhe vogëlushi 2-vjeçar, transportohet në gjendje të rëndë drejt Tiranës

I pakategorizuar
302710_m.jpg



Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë mesditë nga qyteti i Bulqizës. Një fëmijë 2 vjeç është rrëzuar në çerdhe dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

2-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nga raportimet e para, bëhet e ditur se gjendja e vogëlushit është kritike, ndërsa pritet mbërritja e helikopterit në kryeqytet.