• |
ide | kryesore

Gazetarja seksi e TCH ngacmon në studio futbollistin e Partizanit

Arkiva, Sport
SDFSDDDDD.jpg



Një moment i veçantë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në emisionin “Proçesi Sportiv” në Top Channel. Sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani ka qenë i ftuar dhe foli për ndeshjen kundër Kukësit, por gjatë bisedës u përball me ngacmimet e bukuroshes së këtij emisioni, Blerta Lekës.

Fituesja e Miss-Universe iu drejtua shtatlartit të të kuqve: “Ti nuk më dukesh se je vetëm për futbollist. Me fizionominë që ke mendoj se je për aktor”, – i tha ajo duke qeshur, ndërsa sulmuesi i Partizanit u vu disi në siklet.

Megjithatë ai e mori në dorë situatën duke ia kthyer me të njëjtën monedhë: “Duke qenë se jam sulmues, dua të eci vetëm para. Ndaj unë jam më shumë për aksion”,- përfundoi duke qeshur.