• |
ide | kryesore

Helmimi në Golem, zyrtarët kosovarë: Depozitat e ujit dhe kuzhina ishin me minj

I pakategorizuar
Untitled.png



Dëshmi rrëqethëse kanë dhënë zyrtarët e komunës së Rahovecit në repartin e ingestivit ku u shtruan pasi pësuan helmim ushqimor në restorantin në zonën e Golemit në Durrës.

Ata thonë se në depozitat e ujit dhe në kuzhinë mund të kishte minj, sipas fjalëve që ishin përhapur nga vetë stafi i shërbimit të hotelit. Në intervistat e dhëna, pushuesit thanë se ushqimi ishte servirur i ftohtë, ndërsa uji që kishin pirë mund të ketë qenë një prej shkaqeve kryesore të helmimit.

Ata thonë se edhe ëmbëlsira që kishin konsumuar nuk ishte e freskët, ndërsa të tjerë thonë se pijet ishin produkte të ambalazhuara në Shqipëri dhe mund të jenë shkak i helmimit të tyre masiv vetëm një orë pasi kishin konsumuar drekën.

AKU ka pezulluar aktivitetin e restorantit deri në përfundim të analizave të mostrave ushqimore dhe të inspektimit total të ambienteve të restorantit dhe të depozitave të ujit, ku dyshohet se mund të kenë rënë minj.