• |
ide | kryesore

Ish-trajneri i Partizanit flet për foton në pikën e basteve me gotë rakie

Arkiva, Sport
21752527_356440001456388_4049199634179853900_o-470x705.png



Një foto e ish-trajnerit të Partizanit Sulejman Starova po qarkullon në rrjetet sociale ku ai duket i ulur në një pikë bastesh sportive me një gotë raki përpara. “Bobi” është pyetur për këtë foto të cilën e ka marrë me shumë sportivitet.

“Unë siç kam shumë miq kam dhe shumë armiq. Një nga këto janë portalet që e bëjnë pijen e rakisë si reaksionare, të ndaluar, bashkë me dëfrimin e pjesëmarrjes në një bast sportiv të rregullt. Më mirë të gjesh një faturë siç gjeta unë dje, sesa 3 ndeshje të trukuara” – thotë Starova. Për këtë foto nuk kanë munguar edhe thumbimet nga komentuesit. /lapsi.al/

Kjo foto e Sulejman Starovës në një pikë bastesh ka qarkulluar dje në rrjetet sociale