• |
ide | kryesore

“L’Equipe” zbulon detaje: Cavani dhe Neymar sherr në dhomën e zhveshjes

Arkiva, Sport
094848669-0151904a-e107-46c2-9de2-5094c3bb2554.jpg



Dhoma e zhveshjes e Paris Saint Germain është një “fuçi baruti”. E zbulon këtë francezja “l’Equipe” që pa mëdyshje e konsideron “një përplasje” atë që po ndodh mes Cavani dhe Neymar. Ajo u bë e dukshme në fushën e lojës kundër Lyon ku u pa qartë nëpërmjet imazheve televizive se si në 2 episode dy lojtarët iu kundërvunë njëri-tjetrit. Në fillim Dani Anves i mori topin nga duart Cavanit për t’ia dhënë patriotit të tij Neymar në rastin e një goditjeje dënimi dhe më pas zënka për një penallti që e ekzekutoi uruguaiani, por që e humbi.

Gazeta franceze ka zbuluar të tjera detaje që ndodhën në dhomën e zhveshjes në përfundim të takimit ku sherri ka vijuar. Cavani i është drejtuar në shokut të skuadrës në spanjisht duke i kërkuar përgjigje për sjelljen në fushë. Ai i është përgjigjur ashpër dhe tensioni është rritur. Është dashur ndërhyrja e Thiago Silva dhe Marquinhos për të evituar një përleshje të vërtetë. Ndërkohë Neymar ka ndërprerë “ndjekjen” në rrjetet sociale të Cavani duke konfirmuar ndarjen e tyre pavarësisht përgënjeshtrimeve në media. /lapsi.al/