• |
ide | kryesore

Mungojnë kontenierët, në Babicë jetohet në mes të mbetjeve urbane (VIDEO)

I pakategorizuar
sdfsdg.JPG



Mbetjet urbane në Babicë depozitohen buzë rrugëve duke krijuar një situatë të rëndë për banorët e zonës që thonë se këto vende po shndërrohen në burim infeksionesh. Babica me ndarjen e re territoriale menaxhohet nga Bashkia e Vlorës.

Në zonë mungojnë kontenieret dhe banorët thonë se nuk kanë asnjë vend të miratuar për vendgrumbullim mbetjesh. Pamjet tregojnë qartë se mbetjet në këto zona janë kthyer në shqetësim për banorët por edhe burim infeksionesh .

Banorët theksojne se situata duhet sistemuar sa më parë. Ata sakaq, janë të detyruar të jetojnë mes mbetjeve urbane që nuk pastrohen.

Banor: “Mbeturinat duhet të largohen. Janë burim sëmundje për të gjithë fëmijët”

Për situatën e krijuar burime pranë Bashkisë së Vlorës sqarojnë se kontratë për menaxhimin e mbetjeve ka vetëm qyteti i Vlorës dhe njësia e Orikumit, ndërsa për fshatrat e tjera pastrimi është bërë në mënyrë vullnetare nga banorët apo kompani private.

Bashkia e Vlorës nuk ka ende një përgjigje për zgjidhjen përfundimtare të problemit pasi, sipas zyrtarëve, nuk ka asnjë firmë kontraktore të interesuar për kryerjen e këtij shërbimi në fshatra./ora news