• |
ide | kryesore

“Nëse Napoli nuk fiton Seria A, Hysaj shkon te Juve, Real ose PSG”

Arkiva, Sport
rtyrtyrty.jpg



Mario Giuffredi, agjent i Elseid Hysajt ka thënë se mbrojtësi shqiptar është kampion dhe do të mund të luante edhe në Juventus, Real Madrid ose PSG

Në rast se Napoli këtë sezon nuk e fiton titullin e Serie A, atëherë Elseid Hysaj mund të largohet nga skuadra italiane.

Agjenti i tij, Mario Giuffredi insiston se Hysaj do të ishte shumë i rëndësishëm edhe në skuadra të mëdha si Juventus, Real Madrid apo PSG.

“Hysaj është kampion dhe do të luante rol të rëndësishëm edhe në Juventus, Real Madrid ose PSG e jo vetëm në Napoli”, tha Giuffredi për TMË Radio.

“Ai vendosi të qëndronte në Napoli sepse beson në projektin e Sarrit dhe së bashku me trajnerin besojnë se këtë vit do ta fitojnë Scudetton”.

“Hysaj dëshironte të vazhdonte projektin që kanë nisur, por në rast se nuk e fitojnë titullin, atëherë do të shihni se çfarë do të ndodh në qershor”, tha ai në fund.

Për Hysajn interesim kanë shprehur disa prej skuadrave më të mëdha evropiane. /Express/