• |
ide | kryesore

Shako sherr me Hoxhën: A je në rregull nga trutë e kokës ti?

Arkiva, Sport
shakohoxha-hoxha.jpg



Ka qenë një debat i nxehtë në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili mes gazetarëve Dritan Shakohoxha dhe Artan Hoxha teksa flitej për Ballist Morinën. Gjithçka nisi kur Shakohoxha kritikoi prokurorin që është marrë me çështjen e Ballist Morinës të arrestuar pak kohë në Shqipëri për armëmbajtje pa leje. Por, Hoxha u shpreh se prokuroria në atë rast ka ndjekur thjesht procedura të njëjta si me këdo që kapet me armë pa leje dhe nuk ka bërë përjashtim për rastin e Ballistit.
“Ballisti e kishte minimumi 7 vjet burg me akuzat e ngritura ndaj tij, por pati lëshime. Nuk është se nuk ka funksionuar vetëm për Ballistin ligji. Edhe mua më mbajti prokuroria telefonin për një vit”, – tha Hoxha që shtoi se pa dokumente nuk kalon dot në kufi, madje as në stadium nuk hyn dot pa biletë.
“Ti mund të hysh në stadium se ndoshta të njohin, por unë nuk hyj dot”,  – iu drejtua Hoxha kolegut të tij. Kjo mjaftoi që Shakohoxha të ngrinte zërin.

“A je në rregull nga trutë e kokës ti apo jo? A je budalla apo çfarë? Ti mendon se unë kam mik presidentin e Federatës? A ke logjikë apo jo? Si flet kështu? Unë kam shok presidentin e federatës sipas teje? A je në rregull nga trutë e kokës, apo jo? Si u futkam unë pa asnjë kontroll”, – iu drejtua Shakohoxha Artan Hoxhës.
Image result for shakohoxha studio e hapur