• |
ide | kryesore

Tërheqja e Ramës nga ‘plehrat’, reagon LSI: Kryeministër demagog, të bëhet referendum popullor

I pakategorizuar
hgjghk.JPG



Pas lajmit të dhënë nga Taulant Balla se mazhoranca ka tërhequr për diskutim publik projekt-ligjin e importit të plehrave, ka reaguar LSI përmes Petrit Vasilit, i cili hedh idenë e një referendumi popullor për këtë çështje.

Ja çfarë shkruan Vasili në faqen e tij në Facebook.

“Referendum popullor për plehrat.

Ligji për importin e plehrave u fut në mënyrë tinëzare në parlament një vit më parë, pasi kryeministri demagog e anulloi importin e plehrave me vendimin e tij të parë si kryeministër në shtator 2013.

Populli shqiptar është shumë i shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin e tij dhe të gjeneratave që do të vijnë.

Populli është shumë i shqetësuar që Shqipëria do të shëndrrohet në gropën e plehrave të të gjithë Europës, pasi me këtë ligj të gjithë llojet e sojet e plehrave do të derdhen në Shqipëri.

Zgjidhja është vetëm një REFERENDUM POPULLOR për t’i thënë po ose jo vërshimit të plehrave në Shqipëri.

Këtë vendim mund ta marrë vetëm populli pasi pasojat e tmerrshme mbi shëndetin dhe jetën do te bien mbi të dhe do ti vuajë vetëm ai”.