• |
ide | kryesore

Detaje nga tragjedia në Durrës/ Fqinjët konstatuan zjarrin në shtëpinë ku u dogjën trinjakët

I pakategorizuar
zjarr-666x440-650x358-1498727890-7963367_1503675192-4492541.jpg



Tre fëmijë trinjakë të moshës 3 vjeç janë djegur sot pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Romanat në orën 17:30. Babai i fëmijëve, Gëzim Koçi dhe bashkëshortja e tij, nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.

Mësohet se zjarri fillimisht u konstatua nga fqinjët, të cilët dëgjuan thirrjet për ndihmë dhe të qarat e fëmijëve, por ndërhyrja e tyre nuk mundi të shpëtonte jetën e fëmijëve.

Më pas mbërritën zjarrfikëset nga Shijaku. Familja Koçi ka edhe dy vajza të tjera veç trinjakëve të seksit mashkull, që mësohet se kanë lindur në Itali. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

/LAPSI.AL/