• |
ide | kryesore

“Gruan time vazhdoj ta dua” Fadil Kasemi kërkon lirinë në gjykatë

I pakategorizuar
kasemi-473x2571-473x257.jpg



Fadil Kasemi i arrestuar prej 19 ditësh për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Fildes Hafizi i kërkoi Gjykatës së Apelit që të lirohet. Kërkesa e tij vjen në një kohë kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka përfunduar ende inspektimin në Gjykatën e Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burgim Fadil Kasemin pas  përpjekjes së tij në 2015 për të vrarë Fildesin. 
 Kërkesa e tij u shqyrtua nga gjyqtarje apelit, Nertina Kosova që rrëzoi qëndrimin e mbrojtjes, që nga ana tyre nuk janë dakord që Fadil Kasemi të qëndrojë nën masën arrest me burg. Duke qenë se avokatët pretendojnë arrestin me afat 60 ditë ndaj klientit të tyre, ose një masë më e butë derisa të dalë ekspertiza mendore, Fadil Kasemi theu heshtjen . 
“Unë nuk mbaj mend asgjë. Ju kërkoj avokatëve dhe kujtdo tjetër të mos merren me familjen time dhe as me nderin e gruas time, të cilën vazhdoj ta dua”, tha ai.
Por, pendesa nuk i vlen më asgjë Fadil Kasemit, i cili ndërkohë nga ana tjetër e ka pranuar krimin vetëm me një deklaratë në polici, kur u kërkoi falje fëmijëve të tij. Gjatë këtyre ditëve i akuzuari ka heshtur megjithë përpjekjet e Prokurorisë për të shkëputur një rrefim prej tij. Ai e vrau Fildes Hafizin pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, ku vuajti dënimin pas tentatives për ta vrarë atë në 2015. 
39-vjeçarja, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës dhe nënë e dy fëmijëve i kishte dhënë fund martesës dy vjet më parë dhe siç tregojnë dokumentat, ajo kërkoi edhe urdhër mbrojtjeje në gjykatë prej, kërkesë prej së cilës u tërhoq brenda 15 ditëve./ Top Channel