• |
ide | kryesore

Sulmohen nga një person i maskuar me armë dy të rinj shqiptarë në Greqi

I pakategorizuar
policia-greke.jpg



Dy të rinj shqiptarë janë sulmuar me armë pak para mesnate në sheshin Daviki në Kallithia të Greqisë.

Policia ka raportuar se një person i maskuar ka sulmuar dy shtetasit shqiptarë përkatësisht të moshave 27 vjeç dhe 17 vjeç dhe është larguar duke i lënë të gjakosur në shesh. Pas raportimeve në zyrën operacionale policore, policia ka mbërritur në vendngjarje.

Dy shqiptarët identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kanë marrë plagë në këmbë dhe në krahë, bën me dije gazeta “Kathimerini”.

Ndërkohë policia ka mbledhur fakte nga vendngjarja dhe po heton më tej e ndihmuar nga Attica Security.