• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pësoi 4 gola nga Napoli, por nota e Strakoshës do t’ju habisë

Arkiva, Sport
Strakosha-Lazio.jpg



Lacio e portierit Thomas Strakosha humbi 4-1 me përmbysje në shtëpinë e saj nga Napoli. Te miqtë qëndronte në stol mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj. Edhe mediat italiane janë shprehur të surprizuara kur në fushë kanë parë Maggio në krahun e djathtë. Porsa i përket portierit shqiptar, pavarësisht se pësoi 4 gola vlerësimet janë të larta. 
“RomaToday” e vlerëson me notën 6 duke shkruar: “Portieri shqiptar nuk lë asnjë ndeshje pa vlerësuar. Shumë i zoti në daljet në lartësi. Në pjesën e parë është i kujdesshëm në një goditje të Insigne, por paksa i paqartë në një shtyllë të goditur nga Hamsik. Në fund të pjesës së parë u tregua super te Callejon me një mrekulli të vërtetë. Nuk çfarë të bëjë te golat e Koulibaly dhe Callejon, por pak i paqartë te goli i Mertens që çoi rezultatin në 3-1”. 
“LazioChannel” e vlerëson me 6.5 duke shënuar: “Fantastik në rastin e Callejon në fund të pjesës së parë. Nuk mun të bëjë asgjë në të katër golat”. 
“Sportface” shkruan: “Strakosha 6.5. Deçiziv kur shmang barazimin e Napolit dhe devijon në goditje këndi një goditje të Callejon. Eliminon një mrekulli të Albiol. Pa faj në golin e parë dhe të dytë të Napolit, por tek i treti mundet vetëm të shijojë perlën e Mertens”. /përgatiti lapsi.al/