• |
ide | kryesore

De Biasi, gati firma për një klub të njohur në Spanjë

Arkiva, Sport
sadwd.jpg



Gianni De Biasi do të jetë trajneri i ardhshëm i Alaves. Skuadra që mban vendin e fundit në Ligën spanjolle sapo ka shkarkuar teknikun Luis Zubeldía. Sipas medieve spanjolle ky klub e ka gjetur gjuhën e përbashkët me ish-trajnerin e Shqipërisë. Ai rikthehet në kampionatin spanjoll pas një eksperience me Levanten në sezonin 2007-2008.
61 vjeçari i përgjigjet profilit që klubi kërkon: evropian, jo spanjoll, me eksperiencë në La Liga dge aktualisht pa kontratë. Pasi trajnoi Torinon, Bresshian dhe Udinesen, De Biasi kaloi momentet më të mira si trajner i Shqipërisë duke e cuar ekipin në një kualifikim historik në Euro 2016.
Sipas të njëjtave burime kontrata e De Biasit do të jetë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin edhe për vitin e ardhshëm. /lapsi.al/