• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut: Trump, një qen që vetëm leh

Arkiva, Planet
trump jong un.jpg



Ministri i Jashtëm koreano-verior, Ri Yong-ho e ka cilësuar kërcënimin e presidentit Donald Trump për të shkatërruar Korenë e Veriut, si ‘zërin’ e një qeni që leh’.

Është ky reagimi i parë i Pyongyang pas diskutimit të Trump, të Martën në Asamblenë e përgjithshme të Okb.

“Nëse mendonte se do të na frikësonte me zërin e një qeni që leh, kjo është vërtetë e lehura e një qeni”, ka thënë Ri Yong-ho.
Pasi ka mbërritur në Neë York për të marrë pjesë në takimin e Kombeve të Bashkuara, Ri Yong-ho i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me një proverb:

“Eshtë një proverb që thotë qentë le të lehin karvani shkon përpara”.
Në fjalimin e tij të parë të mbajtur në OKB, Trump kishte akuzuar liderin koreano-verior Kim Jong-un, se është në një mision vetëvrasës për veten dhe regjimin e tij.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për ta shkatërruar totalisht Korenë e Veriut në rast se do të sulmoheshin prej saj.