• |
ide | kryesore

Përplasje e fortë në kryesinë e PD, Basha: Kush është kundër të dalë jashtë gardhit

I pakategorizuar
krzesia-basha.jpg



Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është karakterizuar nga tensioni dhe debatet e forta që në një moment degjeneruan në përplasje të dhunshme. Kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana nuk është përmbajtur nga ndërhyrjet e Sekretares për Organizatat Partnere, Valbona Mezini dhe në një moment është ngritur ta godasë atë. Burimet nga mbledhja me dyer të mbyllura thanë se për të shmangur përplasjen ka ndërhyrë një nga truprojat e kryetarit Basha dhe anëtarë të tjerë të kryesisë. 
Gjana tha se nuk ka nevojë për analizë ndërsa Mezini ka kritikuar Gjanën për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në PD. Sipas Gjanës duhet krijuar një kryesi e re e Partisë Demokratike. 
Ajo që ka bërë përshtypje ishte kritika Jamarbër Malltezit, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD. Ai tha se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë.
“Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, raportohet se ka thënë Malltezi.
Lapsi.al mësoi se ka ndërhyrë ish-deputeti Arben Imami që është shprehur se “analizën më të saktë për humbjen e PD-së e ka bërë Sali Berisha dhe media”. 
Por kreu i PD-së Lulzim Basha në një moment ka ndërhyrë duke u shprehur se qëllimi i analizës është bashkimi. Sipas tij përplasja në PD shkon në favor të Ramës ndërsa u ka bërë një sfidë të hapur kritikëve duke u shprehur: “Kush është kundër PD-së do të dalë jashtë “gardhit” pasi s’ka punë në PD”.