• |
ide | kryesore

Stresi që po kalon Besnik Hasi në Athinë. Një gazetar grek i del në kah

Arkiva, Sport
hasi.jpg



Kanë mjaftuar dy barazime në kampionat dhe humbja në fazën e grupeve të Champions League kundër Sportingut të Lisbonës që stoli i Besnik Hasit tek Olimpiacos të fillojë të dridhet. Kundërshtarët e shumtë që nuk e shohin dot një shqiptar në stolin e klubit me prestigjoz të Greqisë kanë filluar të ngrenë zërin. Por atyre u është përgjigjur këtë radhë me një editorial ne median online Gazzetta.Gr, Kostas Vemaqis. Në editorialin e portalit helen,  Vemaqis sulmon gjthë gazetarët kritikë të shqiptarit, duke theksuar se ata presin me padurim që Hasi të dështojë për t’i dhënë goditjet e radhës. “Në fillim kur erdhi siguroi kualifikimin europian u kthye në një yll dhe pas dy barazimeve dhe një humbjeje papritur u bë prapë shqiptar. Po nëse fiton derbin e kësaj jave ndaj AEK-ut, çfarë do të thonë sërish kanibalët?”, shkruan me jo pak ironi gazetari grek.

Pas 4 javëve të para të Superligës Greke, Olympiacos i drejtuar nga Hasi mban vendin e dytë me 2 pikë më pas se AEK-u që do të presë të dielën skuadrën kampione në një test të rëndësishëm për Hasin dhe skuadrën e tij