• |
ide | kryesore

Gent Malko Bashës: Kur u votua Ruçi më erdhi për të qarë, ti dhe Salianji qeshnit!

I pakategorizuar
Desktop82.jpg



Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike Basha është përballur për herë të parë me të pakënaqurit nga rezultati i zgjedhjeve të 25 Qershorit në strukturat e PD-së. Anëtarët e kryesisë i kërkuan llogari Bashës për votat e munguara nga anëtarësia, lista e deputetëve dhe për qëllimet e ndryshimeve në statut.

Anëtari i kryesisë, Gent Malko i ka përmendur Bashës një moment zhgënjyes për të gjithë demokratët, siç ishte votimi i Gramoz Ruçit në parlament, ku tre deputetë të PD-së devijuan nga vendimi i grupit parlamentar. Malko vuri në dukje një moment pas votimit, kur Basha dhe Salianji dilnin duke qeshur pas votimit. Lapsi.al ka zbardhur një pjesë të debatit në mbledhjen e kryesisë së PD-së:

Malko: Sikur t’i themi ne ish të përndjekurve, ore do ta rregullojmë pak statutin ne, të vini të na votoni kësaj radhe, e di çfarë do të na thonë? Po ju keni 3 tradhtarë mo! Keni tre tradhtarë në grupin parlamentar. Më vjen shumë keq po tek Top Channel e kam parë, në video ju pashë, ty dhe Salianji që dilnit duke qeshur. Por ajo ishte për të qarë, unë u bëra për të qarë. Do kishte qenë e ndershme të kishit thënë që: Po! Tre vetë më ikën o vlla! Dhe lista ishte e jotja, s’ishte e imja, as e ktyre që janë këtu, as e atyre në Këshill Kombëtar. “Tre vetë më tradhëtuan mua!” Kryetar i zgjodhe, u gabove dhe të thuash: Tre vetë më ikën! Hajde t’i gjejmë kush janë tre vetë? Ne kemi 43 deputetë. Kush janë këta tradhtarë? Ti Jorida! Më fal që po ta përmend emrin. Më fal! Ti Tritan! Më fal! Dhe ishin tre vetë! Atëherë kush janë tre tradhëtarët? Ne thamë na vodhën votën! Ne nuk patëm kurajo! Prandaj thashë e fillojmë me analizën. Unë i pari në rresht! Pavarësisht të gjithë kritikave që të kam bërë. Por kur shoh që jeni të vërtetë. Dhe thua: Po mo! Jam i vërtetë! Po e besova do vij pas teje, por ama jemi të vërtetë, tre vetë janë tradhtarët këtu.

Basha: Po, ishe i qartë.

Malko: Dhe procesi nuk niste në Këshill Kombëtar. Duhet të niste që në kryesi, jo te Kreshnik Spahiu. Nga sekretarët dhe nga kryetarët. Të kishe ardhur të na takoje, po themi për atë listën!/Lapsi.al