• |
ide | kryesore

Shkencëtarët paralajmërojnë: Shpërthim katastrofik i një supervullkani në Napoli

Arkiva, Planet
Screen Shot 2017-09-22 at 9.11.20 PM.png



Shkencëtarët kanë zbuluar një “zonë të nxehtë” që ushqen një supervullkan pranë Napolit, në Italinë jugore, duke shkaktuar frikë se është pranë shpërthimit.

Campi Flegrei, një kalderë vullkanike në perëndim të Napolit, shpërtheu për herë të fundit shekuj më parë, dhe ka qenë e qetë që nga vitet 1980, kur lëvizja e magmës në pjesën e cekët të vullkanit shkaktoi një seri tërmetesh të vogla.

Të dhënat sizmografike nga ato dridhje kanë lejuar shkencëtarët të zbulojnë burimin e magmës, që hyri në pjesën e Campi Flegreit dhe në caldera, në zonën e nxehtë, përcjell bota.al. Analiza e kësaj zone sugjeron se supervullkani po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.

“Një pyetje që ka lënë të mëdyshur shkencëtarët është vendi ku magma ndodhet nën kaldera dhe studimi ynë siguron provën e parë të një zone të nxehtë, nën qytetin e Pozzuolit, që shtrihet në det në një thellësi prej 4 km”, tha Dr Luca De Siena, i cili udhëhoqi studimet në Universitetin e Aberdeen.

“Ndërsa kjo është vendndodhja më e mundshme e një grumbulli të vogël të magmës, mund të jetë gjithashtu edhe vrima e nxehtë e mbushur me lëngje e zonës më të gjerë të magmës, që ndodhet edhe më thellë”.

Studimi i tij sugjeron se magma u bllokua nga dalja në sipërfaqe në vitet 1980 me një formim shkëmbor të gjatë prej 1-2 km, gjë që e detyroi atë të çlirojë tensionin përgjatë një rruge laterale.