• |
ide | kryesore

Vasili: Rama përbuzi qytetarët e Shkozës nga SHBA

I pakategorizuar
vasili .gif



Deklaratën e Edi Ramës se Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton koment në SHBA, Petrit Vasili e komenton duke thënë se për kryeministrin shqiptarët janë hiçgjë, të vegjël dhe të parëndësishëm.

Vasili shkruan në Facebook se Rama nuk do t’ia dijë për qindra persona që do të mbesin pa banesa. Sipas tij, Ramës i duket vetja i rëndësishëm pasi ka shkuar në SHBA për mbledhjen e OKB.

STATUSI I PETRIT VASILIT:
Kryeministri përbuz shqiptarët nga Amerika
Kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e Shkozës gjatë një interviste në Zërin e Amerikës, këtë të premte.
“Shkoza s’përfaqëson asgjë dhe s’meriton besoj koment deri në Uashington dhe Nju Jork”.
Këto tha ky kryeministër i egër me qytetarët dhe superficial e i paditur si në çdo gjë që bën e thotë.
Për Kryeministrin, që llomotit nga Uashingtoni, shqiptarët duken hiçgjë, të vegjël dhe të parëndësishëm, pasi ky e ndjen veten të rëndësishëm dhe është shumë i lumtur me vanitetin e tij social dhe politik, pasi gëzon i shkreti që ndodhet atje.
Reagimet demode të shkollëpakut, që vijnë erë kutërbuese provincializme, humnere idesh dhe gëzimi qesharak si ai i shqiptarëve kur dilnin jashtë shtetit para viteve 90′, fjalët që thotë janë një komedi e zezë.
Ndaj, qytetarët janë të fundit për të, ndaj familjet e Shkozës që përballen sot me një hall e dhimbje të rëndë janë asgje përpara tij, ndaj dhe qëndrimi i tij është i egër e pa mëshirë edhe për femijët e Shkozës, që s’dinë se ku do të mësojnë dhe prindërit e tyre, që ndodhen përpara shkatërrimit pa kthim të djersës, gjakut dhe mundit shumëvjeçar.  

/LAPSI.AL/