• |
ide | kryesore

Trajneri i Partizanit justifikohet pas humbjes në Korçë

Arkiva, Sport
21691395_1456541194383077_235335631_n-470x266.jpg



Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, e ka cilësuar si të pranueshme humbjen e sotme në fushën e Skënderbeut. Pas ndeshjes, ai deklaroi për “TVSH” se kjo ishte pasojë e faktit se në klub kishte filluar gjithçka nga e para.
“Gjetëm një skuadër luftarake, në formë, na vuri në vështirësi. Mëkat se ishte një ndeshje e bukur. Kishte naivitet nga ana jonë. Kemi bërë disa gabime. Komplimente Skënderbeut.
Kemi bërë shumë punë, shpesh edhe gjen ekipet të ndryshme që të vënë në vështirësi. Po mundohemi të gjejmë rrugën tonë, po mundohemi të bëjmë gjërat nga e para. Nuk është e lehtë të nisësh një projekt të ri, është më mirë kur të ndihmojnë rezultatet”.
Nuk duam të gabojmë asnjëherë, është logjike që skuadra duhet të ketë besim. Rezultati i sotëm është i çuditshëm, pasi në momentin kur ishim më mirë, ndoshta po bënin fazën më të mirë të lojës, pësuam këtë gol që nuk është në natyrën tonë”
– tha ndër të tjera italiani. 

 

Flet Daja 
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shfaq mjaft i kënaqur në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Partizanit. Në deklaratën e dhënë pas takimit për “RTSH”, ai tha se kjo fitore vlen më shumë se 3 pikë duke qenë se mposhtën në shumë drejtime një rival për titull.
“Në gjithë 90-minutëshin ishim shumë agresivë sot, i lamë shumë pak mundësi kundërshtarit që të mbante topin në administrim. Kishim shumë raste para porte dhe ishim mjaft mirë në raport me një kundërshtar që është rival për titull.
Nuk do zbardh elementet profesionale, por kemi punuar shumë në seancat stërvitore dhe e kemi analizuar kundërshtarin, ia dimë pikat e forta dhe të dobëta. Sot vlerësoj më shumë shpirtin e garës për t’i bërë shumë presion kundërshtarit”
– tha Daja.