• |
ide | kryesore

Merkel: AFD nuk ndikon politikën e jashtme, koalicioni do të bëhet me …

Arkiva, Kryesore, Planet
am.jpg



Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se partia nacionaliste ‘Alternativa për Gjermaninë (AFD)’ që hyri në parlament nga zgjedhjet e djeshme, nuk do të ketë ndikim në politikën e jashtme dhe në çështjen e refugjatëve.

Fushata e kësaj partie u përqëndrua kryesisht tek kritikat e ashpra ndaj Merkel për vendimet që ajo mori për pranimin e një numri të madh refugjatësh. Sidoqoftë, AFD-ja nuk arriti të bashkëpunojë me asnjë parti.

“Partitë që janë në gjendje të formojnë koalicion me njëra tjetrën do të kërkojnë zgjidhje, por AFD nuk do të ketë ndikim”.

Kancelarja Merkel tha se Gjermania ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme dhe shtoi se edhe partitë e tjera kanë përgjegjësi për këtë.

Konservatorët e Merkel siguruan shumicën më të madhe të vendeve në parlament në zgjedhjet e djeshme, por më pak vende se sa kishin më parë. Partnerët e tyre të koalicionit gjatë 4 vjetëve të kaluara, social demokratët e qendrës së majtë, të cilët humbën në zgjedhjet e djeshmë thanë se do të kalojnë në opozitë.

Kjo i hap rrugën zonjës Merkel për krijimin e një aleance me Partinë Demokratike pro biznesit të lirë dhe partinë e Gjelbër, tradicionalisht me prirje të majta.

Merkel tha sot se partia e saj do të kërkojë të dialogojë me këto parti. Ajo tha: “Rëndësi ka që Gjermania të ketë një qeveri të mirë dhe të qëndrueshme”.