• |
ide | kryesore

Selami: Gara në PD jo e barabartë, por duhej bërë …

I pakategorizuar



Eduart Selami u shpreh se i uron Lulzim Bashës suksese në drejtimin e Partisë Demokratike, edhe pse theksoi se në garë pati shumë mangësi e manipulime, dhe se Basha ende nuk është prononcuar për këto, për turpin e tij.

Selami theksoi se gara në Partinë Demokratike “nuk nisi si e barabartë, por ishte gjëja e duhur për tu bërë”. 

Selami u shpreh se partia nuk duhet të bojkotohet. Ai kritikoi edhe kritikët e Bashës, duke thënë se nuk i shërbyen as vetes dhe as Partisë Demokratike.

Ish-kandidati për kryetar të PD-së shtoi se e njeh legjitimitetin e Lulzim Bashës në krye të partisë pasi mendon se është në të mirë të kësaj force.
“Pavarësisht se kishte mangësi e manipulime dhe pavarësisht se Basha nuk është prononcuar ende për këtë fakt për turpin e tij, unë prapë i uroj suksese dhe shpresoj që PD të fitojë zgjedhjet e radhës. Unë i qëndroj asaj që nuk bojkotohet partia. Kritikët nuk i shërbyen as vetes dhe as Partisë Demokratike. Kam thënë që fushata ishte e pabarabartë dhe e padrejtë, por unë sërish e njoh legjitimitetin e zotit Basha sepse mendoj se është në të mirë të forcës sime politike”, deklaroi Selami në “Top Story”.

Selami shtoi edhe se nuk beson se lista e deputetëve që bëri Basha të jetë bërë pa bekimin e Sali Berishës.

“Nuk besoj se lista është bërë pa bekimin e Berishës. Kritikat që i ka bërë Bashës janë të vonuara, por të drejta. Por, për mendimin tim, nuk besoj se lista që paraqiti Lulzim Basha është bërë pa miratimin e Sali Berishës”. /LAPSI.AL/