• |
ide | kryesore

Aksident i frikshëm në Fier, tmerrohen qytetarët (VIDEO)

I pakategorizuar



Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth një orë më parë në qytetin e Fierit, pasi 3 automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Automjetet e përfshira në aksident janë një makinë tip “Audi” ngjyrë e zezë, një makinë tip “Ford Focus” ngjyrë gri me targa AA 501 CZ dhe një furgon i linjës Fier-Tiranë ngjyrë i kuq.

Në videon e dërguar publikuar nga JOQ.al shihet se shoferi i “Audi-t” ka mbetur i mbërthyer brenda në automjet pasi ambulanca nuk erdhi në kohë në vendngjarje ta trasnportonte për në spital.

Shkaku i aksidentit mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën po udhëtonin automjetet.

Sipas dëshmitarëve, shoferi i “Audi-t”, një burrë rreth të 40-tave ka mbetur i plagosur rëndë. Gjendja e tij shëndetësore nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.

Nuk dihet ende nëse ka viktima apo persona të tjerë të plagosur nga aksidenti.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.