• |
ide | kryesore

Banorët e Himarës nuk binden nga ministrat e Ramës: Duam çertifikatën e pronësisë (VIDEO)

I pakategorizuar



Konflikti i banorëve të Himarës me qeverinë mbetet ende i pazgjidhur.

Gjatë ditës së sotme në Himarë kishin shkuar sërish ministrat Gjiknuri e Kumbaro, për t’u takuar me banorët që preken nga plani i ri zhvillimor i qytetit.

Në një komunikim me mediat pas takimit, kreu i OMONIA-s, Fredi Beleri, është shprehur se banorët po diskriminohen për shkak se janë me kombësi greke. Sipas tij ata kërkojnë çertifikatën e pronësisë dhe se nuk janë dakord me projektin.

Ndërsa ministri Gjiknuri u shpreh se qeveria nuk tërhiqet nga projekti, por do të bëj shpronësimin me vlerën e tregut për objektet që do të shemben.

/LAPSI.AL/