• |
ide | kryesore

Çanta me 115 mijë euro në Llogara, zbulohet plani i çiftit ukrainas

I pakategorizuar



Ditë më parë një çift shqiptar dorezoi ne polici një çantë me plot 115 mijë euro brenda. Ashtu sic u raportua me pas nga policia e Vlores, cata i perkiste një çifti ukrainas, S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, para te cilat u sekuestruan ndersa cifti u ndalua per te dhene shpjegime per mosdeklarim te sasise se madhe te lekeve ne piken kufitare ne Rinas. 

Ndersa sot detaje te reja kane dale ne drite per arsyen pse ukrainasit kishin kete shume te madhe lekesh me vete. Gazetari i News24, Enrik Mehmeti, duke cituar bumrime nga policia shkruan se cifi ukrainas me profesion mjeke, kishin ardhur ne Shqiperi per te blere me ate shume lekesh nje apartament. 

Statusi në Facebook

Zbardhja e Misterit të 115.000 mijë Eurove të Llogorasë

Rreth një javë më parë,pikërisht në këtë vënd, një familje vlonjate gjeti në një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh. Ata kontaktuan policinë ku fillimisht i vunë në djeni nëpërmjet telefonit për shumën dhe më pas i dorëzuan. Pasi morën falenderime nga policia dhe një “mal” me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjete, familja vazhdoi jetën ndoshta dhe pak të trazuar nga ajo histori ndërsa 115.000 u sekuestruan nga prokuroria duke u depozituar në një llogari bankare. Lind pyetja: Kush ishin Ukrainasit që u identifikuan si pronarë të eurove?

Sipas burimeve të policisë ishin një cift mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjencie imobiliare. Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklaruar në dalje të Ukrainës, nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri….Sa për ta sjellë në kujtesë si histori meqë ishin të shumtë komentuesit që i ngeli peng “pse nuk shkuan në Llogora atë ditë”