• |
ide | kryesore

Hodhën beton në Grykën e Këlcyrës, zhduken punëtorët dhe firma e ndërtimit

I pakategorizuar



Pas publikimit në media të betonit që hidhej në Grykën e Këlcyrës, aty ka shkuar për kontroll policia. Ditën e sotme nuk është gjetur askush nga punonjësit që po ndërtonin një urë në këtë zonë. Ndërtimi ka nisur që në shtator dhe duket se ishte pa leje. Megjithëse e dinin çfarë ndodhte në atë zonë, autoritetet kanë bërë një sy qorr e një vesh shurdh.

“Mesa di unë ky ndërtim ka filluar në fillim të muajit shtator, për momentin janë çuar vetëm material, kur kemi shkaur bashkë me Policinë nuk kemi gjetur njeri, i është lënë detyrë Policisë së Rendit që të gjejë se kush janë personat që po bëjnë këto punime”, mësohet të ketë thënë Kreu i Bashkisë së Këlcyrës për shuplaka.com.