• |
ide | kryesore

Ku shkuan shpenzimet marramendëse prej 150 mijë euro të Adelina Tahirit

I pakategorizuar



Pushime, makina, veshje të shtrenjta ishin përcaktimet sa herë përmendej emri i Adelina Tahirit.

Madje pak kohë më parë edhe ka sqaruar në një inetrvistë të gjithë ata që mendonin se pas gjithë këtij luksi fshihej një mashkull.

Tahiri ka thënë se ishte familja ajo që ia mundësonte çdo gjë por kjo pasuri e Adelinës  duket se ka edhe anën tjetër të medaljes.

Ka qenë faqja “Vipat e Bllokut” që ka postuar një foto të këngëtares ku duket duke kërkuar tek bluzat që kushtojnë vetëm 8 euro.

Megjithatë këtu nuk ka asgjë të keqe. Pasi diçka që kushton lirë, mund të përshtatet shumë me stilin dhe gustot e tua edhe pse për pjesën më të madhe të vipa-ve kjo mbetet tabu.

Madje fotoja bie në kundërshtim edhe me atë çka Adelina ka deklaruar pak kohë më parë në një studio ku ka thënë se shpenzimet  e saj mujore kapnin shifrën 150 mijë euro.