• |
ide | kryesore

Notat e lojtarëve shqiptarë/ Kush ishte më i miri dhe më i dobëti me Spanjën

I pakategorizuar



Portali italian tuttomercatoweb ka vendosur notat për kombëtaren shqiptare në përballjen kundër Spanjës. Si më të mirët cilësohen Berisha, Sadiku dhe Latifi.

Berisha 6 – Nëse Shqipëria nuk pësoi një disfatë edhe më të thellë është meritë e tij. U mposht vetëm 3 herë nga tentativat e panumërta të kundërshtarëve.

Hysaj 5 – Pa magjinë e paraqitjeve të lojës që tregon te Napoli. Tregon ndonjëherë ngathtësi si në rastin e minutës së 54-t kur mban në lojë Rodrigo duke gabuar me dalje.

Veseli 5 – Mundet të bëjë pak përballë “furisë së kuqe”. Arrin të vendosë disa “tapa” në mbrojtje vetëm kur Spanja e “uli një marsh”.

Ajeti 5 – Njëlloj si më lart. Për gjithë pjesën e parë bën shumë gabime duke i lejuar Rodrigos të kalojë disa herë duke e ndalur “një herë në një mijë”. Rritet në pjesën e dytë, por “anija ka marrë ndërkohë shumë ujë dhe po shkon drejt zhytjes”.

Memolla 5 – “I bërë copash” nga një fëmijë si Odriozola. Nga minuta e 46′ Agolli 5.5. Vuan shumë sidomos kur vendos të dalë përpara në 4-5 raste edhe kur Spanja nuk ka më dëshirë të sulmojë.

Kaçe 5 – Humb qetësinë në minutën e 29′, kur për të thënë të vërtetën rezultati është tashmë i kompletuar. Një paraqitje e shëmtuar në një ndërhyrje ndaj Alba. E shëmtuar edhe paraqitja e tij.

Memushaj 5 – Shumë konstant mediani i Benevento. Tani këtu, pastaj atje për të gjetur mundësinë dhe vendin e tij, por që shpesh shpëton skuadrën. E bën pak filtrin në skuadër.

Grezda 5.5 – ishte sinjali i parë për Shqipërinë në pjesën e parë. Sërish ishte i tiji rasti në nisje të pjesës së dytë me hyrjen ndaj Alba. Nga minuta e 66′ Latifi 6 – Në të 73′, realizoi një goditje tokazi duke i bërë pis dorezat portierit De Gea. Ia del ta zgjojë pak sulmin.

Xhaka 5 – Lodhet të gjejë hapësirat e duhura në fushë. Nuk ia del të jetë deciziv si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.  

Llullaku 5.5 – Provoi vetëm një herë kur rezultati ishte ende i hapur dhe mund ta dërgonte në 2-1 me anë të një tranverse në minutën 25′. Pjesa tjetër e tij është e mërzitshme.

Balliu 5 – E nis shumë mirë me një kros në mes të zonës kundërshtare. Flaka u shua shpejt me një paraqitje anonime. Nga minuta e 46′ në vend të tij – Sadiku 6. Goditja e tij me kokë në shtyllë dhe portieri De Gea i palëvizur është fotografia më e mirë e “shqiponjave të zeza”. /lapsi.al përktheu nga tuttomercatoweb/