• |
ide | kryesore

Platforma e Ramës përjashton opozitën? Paloka: Enveri do na duket si yll demokracie

I pakategorizuar



Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ironizoi Edi Ramën duke thënë se tani vendi nuk ka më nevojë për opozitë, madje nuk ka fare nevojë që shqiptarët të votojnë.

Ky reagim i Palokës erdhi pas prezantimit nga Rama të platformës së bashkëqeverisjes. Sipas deputetit demokrat, tani që do të bashkëqeveriset, vetëm Edi Rama do të jetë mbi të gjithë për të kontrolluar se gjithçka do të shkojë mirë.

Paloka e mbyll postimin e tij në Facebook duke shkruajtur se nëse nuk përmbyset Rama, Enver Hoxha do të na duket si ‘yll demokracie’. /LAPSI.AL/

 

Statusi i plotë:

Nga sot nuk ka nevoje me per opozite , madje nuk ka nevoje fare qe shqiptaret te votojne.

Nga sot , sic e shpalli lideri global, do te bashkeqeverisim te gjithe. Vetem lideri do jete atje LART per te kontrolluar qe gjithshka te shkoj mire.

Po nuk e permbysem, Enveri do na duket si yll demokracie…